Flash News

Kosova

Ndërron jetë i riu në Kosovë

Ndërron jetë i riu në Kosovë

Një i ri ka humbur jetën  këtë të hënë në Skënderaj të Kosovës. I riu i identifikuar si Betim Spahiu, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, është vëllai i kryesues së Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Thellësisht i prekur nga lajmi i zi për vdekjen e bashkëqytetarit tonë, Betim Spahiu! Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhembje me kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, për vdekjen e vëllait, familjen e ngushtë e të gjerë dhe të gjithë të tjerët!

Në emër të Komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Lamtumirë, Betim!” shkruan ai.

Të fundit