Flash News

Kosova

Në mbështetje të ish-liderëve të UÇK në Hagë, Kosova mban sot marshin për drejtësi

Në mbështetje të ish-liderëve të UÇK në

Ditën e sotme rreth orës 14:00 do të mbahet marshi për drejtësi i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në njoftimin e bërë thuhet se në kuadër të Marshit për Drejtësi janë organizuar edhe fjalime të pjesëmarrësve të ndryshëm.

“Nesër, nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesëmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në njoftimin e tyre e kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

Edhe disa figura dhe institucione të njohura të politikës së Kosovës dhe asaj evropiane e kanë përkrahur si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish kryeministri Isa Mustafa, Bashkësia Islame e Kosovës, Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker,

Të fundit