Flash News

Kosova

Nëntë orë diskutim, përfundon seanca e Kuvendit në Kosovë

Nëntë orë diskutim, përfundon seanca e Kuvendit në

Pas më shumë se tetë orësh diskutim ka përfunduar seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë ishte i ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të raportuar në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se nuk e ka pranuar draft statutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kurrë nuk do ta nënshkruajë draft-statutin, pasi ai do të duhej të jetë pako së bashku me marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.

Pas deklarimeve të deputetëve të pozitës dhe opozitës, ka përfunduar seanca, ndërkohë që kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se për 11 pikat e mbetura do të caktohen për një seancë tjetër.

Të fundit