Flash News

Kosova

Nesër Kurti thirrur të dëshmojë në Prokurorinë Speciale, a do ta refuzojë për të tretën herë?

Nesër Kurti thirrur të dëshmojë në Prokurorinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 4 mars për të dhënë dëshminë në lidhje me hetimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Sipas raportimeve, seanca është caktuar për orën 10:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, mediat në Kosovë njoftojnë se Kurti ka një angazhim tjetër në atë orar. Ai është i ftuar në Gjilan, ku së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, ngjarja do të zhvillohet në orën 10:00 në agjen "Livadhet e Arapit" në Gjilan.

Nesër Kurti thirrur të dëshmojë në Prokurorinë

Të fundit