Flash News

Kosova

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Të ruhet sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Të ruhet sovraniteti

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar ë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta ruaj sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa nesër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiç pritet të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut në Bruksel, Escobar tha për Kanal10 se po ashtu shpreson për bisedime të mira.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, u shpreh Escobar.

 

 

Të fundit