Flash News

Kosova

Nga java e ardhshme, qytetarët në Kosovë mund të zgjedhin cilën vaksinë duan për Covid-19

Nga java e ardhshme, qytetarët në Kosovë mund të zgjedhin

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se nga java e ardhshme qytetarët mund të zgjedhin se cilën vaksinë ndaj Covid-19 duan të marrin.

Aktualisht, ministria ka sqaruar se stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, ndaj apelon qytetarët që janë të lirë të zgjedhin mes vaksinave Pfizer apo AstraZeneca.

 “Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19. Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Të fundit