Flash News

Kosova

Nis protesta në mbrojtje të UÇK-së

Nis protesta në mbrojtje të UÇK-së

Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimi është mbajtur për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale e cila po gjykon ish-krerët e UÇK-së.

Me moton “Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”, protestuesit janë parë duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta që shprehin mbështetje për të akuzuarit në procesin gjyqësor.

Të fundit