Flash News

Kosova

Nis takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel për çështjen e Asociacionit

Nis takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel për

Ka nisur takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në këtë takim, i cili po ndërmjetësohet nga i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit.

Përveç draft-statutit, palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës.

Bashkimi Evropian gjatë ditës ka thënë se palët pritet “të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth projektit t të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njofton zyra për informim e kryeministrisë, takimi ishte “miqësor e produktiv”.

“U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.​

 

 

 

Të fundit