Flash News

Kosova

Një humbje jete në 24 orët e fundit, si është situata me Covid-19 në Kosovë

Një humbje jete në 24 orët e fundit, si është situata

Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se janë kryer 1.871 testime.

Krahësuar me një ditë më parë shifrat kanë shënuar rritje të lehtë, por situata mbetet e qëndrueshme. Kujtojmë se në Kosovë është konfirmuar edhe varianti Delta, që është cilësuar i rrezikshëm, pasi është më ngjitës.

Gjithashtu janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105.376. Ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 160.

Sa i përket procesit të imunizimit në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1.110 qytetarë, ndërsa në total 205.884. Ndërkohë të dyja dozat i kanë marrë 49.207 persona.

 

Të fundit