Flash News

Kosova

“Njohjet të reja për Kosovën”, Vuçiç bisedë telefonike me Erdogan: Të mbështesim dialogun

“Njohjet të reja për Kosovën”, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiç ka biseduar me Erdogan lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin zyrtar të presidentit të Serbisë.

Vuçiç pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb.

Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Erdogan, ka thënë se do të punojë për t'i sjellë Kosovës njohje të reja.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
Erdogan ka thënë se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

 

Të fundit