Flash News

Kosova

Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

Dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të maskuar mbrëmjen e djeshme.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

Gjithashtu raportohet se si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajnim mjekësor.

 “Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit