Flash News

Kosova

Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në pikën kufitare Jarinjë

Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në pikën
foto ilustruese

Janë sulmuar me granatë policët dhe doganierët në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë.  Sipas mediave në Kosovë granata është hedhur nga ana e Serbisë. 

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar. Mediat shkruajnë se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa minuta më parë.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen dhe pritet që efektivët e policisë së Kosovës të sqarojnë së shpejti situatën.

 

Të fundit