Flash News

Kosova

Sulmohet me granata dore godina e komunës në Mitrovicën e Veriut

Sulmohet me granata dore godina e komunës në Mitrovicën e Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut është sulmuar me granata dore mbrëmjen e djeshme.

Siç njofton policia, afër hyrjes në godinë është hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të ketë qenë granatë dore.

Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme material.

“Më datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.

Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, njofton policia.

Të fundit