Flash News

Kosova

Sulmohet nga serbët operatori në Mitrovicën e Veriut

Sulmohet nga serbët operatori në Mitrovicën e Veriut

Një operator kosovar dhe një qytetar tjetër janë sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut. Lajmi konfirmohet për Radio Evropa e Lirë, nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka tënë se rasti është duke u hetuar dhe se nuk ka asnjë të arrestuar deri tani. Insajderi.org ishte i pari që raportoi sulmin ndaj operatorit Jetmir Muji duke deklaruar se sulmi kishte ardhur nga bandat serbe në veri.

"Muji është sulmuar nga bandat serbe në veri derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës", raportoi Insajderi.

Deri tani nga ana e autoriteteve të Kosovës nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë. Njëherazi, ka ftuar policinë e Kosovës të hetojë rastin.

"(AGK) e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës", thuhet në njoftimin e AGK-së.

Të fundit