Flash News

Kosova

Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

Policia e Kosovës në veri të vendit u sulmua sërish mëngjesin e sotëm.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, tha ai.

Të fundit