Flash News

Kosova

Osmani: BE t’i kërkojë Serbisë të ndërpresë retorikën destabilizuese

Osmani: BE t’i kërkojë Serbisë të ndërpresë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Në një konferencë të përbashkët me presidentin slloven, Osmani theksoi se Sllovenia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për pavarësi.

Sipas Telegrafi, Osmani kërkoi nga Bashkimi Evropian që të jetë e qartë me Serbinë dhe t’i kërkojë të ndërpresë retorikën destabilizuese në raport me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

“Njohja reciproke është ajo që duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Për fat të keq fqinji ynë nuk e dëshiron një Ballkan Perëndimor stabil dhe në paqe prandaj edhe po përdor retorikë dhe veprime që po e destabilizojnë rajonin tonë. Shpresojmë që BE-ja do të jetë e qartë me Serbinë dhe të kërkoj që të ndërpres retorikën destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me shtetet tjera të rajonit”, tha Osmani.

Të fundit