Flash News

Kosova

Osmani flet për BBC: Ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë Bordit të Paqes

Osmani flet për BBC: Ka shumë arsye pse Kosova është

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për BBC  duke treguar përvojën e saj historike dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Osmani, një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë e këtij mekanizmi.

Ajo kujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit të saj po kryhej gjenocid, ndërsa ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, shpëtoi jetë dhe i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Osmani sot në një intervistë për BBC, tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë Bordit të Paqes.

“Le të kthehemi pak pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Kundër popullit të Kosovës po kryhej gjenocid dhe, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, natyrisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike në mbarë botënm jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot, ne jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e kombit tonë që nuk e ka njohur luftën dhe që po e shijon paqen”, tha ajo.

Sipas saj, ne e dimë se si mund të arrihet paqja, dhe ajo arrihet përmes veprimit.

“Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë”, theksoi ajo. 

 

 

Të fundit