Flash News

Kosova

Osmani ftesë partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Osmani ftesë partive për konsultime rreth datës së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë konsultime me liderët e partive Sipas mediave vendase, takimi pritet të mbahet në orën 13:00 në presidencën e Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përshëndeti vendimin e presidentes, duke e cilësuar si një veprim në mbrojtje të rendit kushtetues dhe gatishmëri për zgjedhje të reja demokratike.

Nga ana tjetër këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka respektuar Kushtetutën dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, opozita është akuzuar për bojkot të procedurave institucionale, duke vonuar procesin dhe duke penguar zgjedhjen e kreut të shtetit.

Të fundit