Flash News

Kosova

Osmani i përgjigjet BE-së: Ura e Ibrit s’duhet të jetë temë dialogu

Osmani i përgjigjet BE-së: Ura e Ibrit s’duhet të jetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reagimin pas deklaratës së Bashkimit Evropian që sugjeron se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ajo theksoi se kjo çështje nuk duhet të bëhet temë e negociatave, duke e konsideruar si një shkelje të rëndë të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

Ajo theksoi se dialogu i vetëm që duhet të zhvillohet është ai brenda Kosovës, mes institucioneve vendase dhe partnerëve të sigurisë, sidomos me NATO-n.

"Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë", shkruan Osmani.


Bashkimi Evropian tha të entjen se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lidhur me paralajmërimet e zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, thotë se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve.

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë.

 

Të fundit