Flash News

Kosova

Osmani: Ky takim të shërbejë si thirrje për veprim, duhet bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë

Osmani: Ky takim të shërbejë si thirrje për veprim, duhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur nga Kuvendi i Kosovës, aty ku po mbahet mbledhja e përbashkët me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Osmani, në fjalën e saj, kërkoi që kjo mbledhje të shihej si një thirrje për veprim dhe nxitje për të pasur më shumë bashkëpunim mes dy vendeve.

“Është nder t’ju drejtoheni ne këtë sesion të përbashkët në një takim që pasqyron jo vetëm trashëgimin tonë, por vendosmërinë tonë për të krijuar një atë ardhme të denjë për popullin ton që ka treguar forcë të jashtëzakonshëm dhe një angazhim për drejtësi, liri dhe mirëqenie. Kjo seancë e përbashkët duhet të shërbej si një thirrje për veprim, një kujtesë që qëllimi ynë kërkon një përpjekje edhe me të madhe.

Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngre edhe me lartë Shqipërinë. Historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse nuk do arrijmë për të nderuar unitetin dhe harmoninë  domosdoshme. Secili prej nesh duhet të luaj rolin e tij në avancimin e shteteve dhe të qytetarëve tanë brenda familjes së BE. Lidhja e thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur thellë në histori, sakrifica të panumërta dhe në një vizon të përbashkët për të ardhmen”, tha ajo.

 

Të fundit