Flash News

Kosova

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është euroatlantike

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka marrë pjesë në një diskutim në Aspen Institute në Berlin.
Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj rrugës demokratike dhe orientimit euroatlantik, duke ndërtuar të ardhmen mbi themelet e miqësisë, reformës dhe vlerave të përbashkëta.
“E ardhmja e vendit tonë është e lidhur ngushtë me demokracinë, me partneritetet ndërkombëtare dhe me vlerat që ndajnë vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kosova ka zgjedhur reformën si mjetin e saj kryesor për zhvillim dhe konsolidim institucional,” u shpreh Osmani.
Ajo nënvizoi se synimi për anëtarësim në NATO dhe BE nuk është thjesht një dëshirë e popullit të Kosovës, por një objektiv strategjik që kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe forcimin e aleancës euroatlantike.

Të fundit