Flash News

Kosova

Osmani takim me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës

Osmani takim me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republikë më të fuqizuar dhe një Evropë më të bashkuar e më demokratike.

Më tej ajo theksoi se Burić, e ka informuar për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës.

 “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republike më të fuqizuar dhe një Evrope më të bashkuar e më demokratike.

Sekretaren e Përgjithshme Marija Pejčinović Burić, e kam informuar për përkushtimin tonë të çdoditshëm për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës“, shkroi Osmani në Facebook.

Të fundit