Flash News

Kosova

Osmani uron shqiptarët për festat e 28 Nëntorit: "Simbol i betejave, sakrificave dhe krenarisë sonë kombëtare"

Osmani uron shqiptarët për festat e 28 Nëntorit: "Simbol i
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët në Ditën e Flamurit, duke e cilësuar 28 Nëntorin si simbol të betejave, sakrificave dhe triumfeve historike të kombit shqiptar.

“Më 28 Nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona,” ka shkruar Osmani në urimin e saj.

Presidentja theksoi se kjo ditë është një kujtesë e sakrificave të shqiptarëve për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë për identitetin e tyre kombëtar.

“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”

Mesazhi i presidentes Osmani vjen si një thirrje për bashkim dhe reflektim mbi historinë dhe vlerat kombëtare, ndërsa shqiptarët kudo në botë festojnë këtë ditë të shënuar.

Të fundit