Flash News

Rajoni

Paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit, Vuçiç i përgjigjet Kurtit

Paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit, Vuçiç i

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vendosjen e reciprocitetit.

Presidenti  serb është ndodhur sot në një aktivitete për shpalosjen e armëve dhe aparateve ushtarake të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ushtrisë serbe, raporton Gazeta Express.

I pyetur lidhur me paralajmërimin e Kurtit, Vuçiç tha se e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje iracionale. “Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se dje kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një takim me krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë ku i pr5anishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti u shpreh për të disatën herë kundër nismës ‘Open Balkan’ teksa theksoi se "iniciativat rajonale nuk besojmë të bëhen pa BE brenda. Dallimi mes procesit Berlinit dhe Open Ballkan është se në të dytën nuk e kemi BE”.

 

Të fundit