Flash News

Kosova

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave të Kosovës

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave të

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës, kurse nesër më datën 19 prill, do nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave.

Hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj është botimi i këtij vendimi në Gazetën Zyrtare të Bashkimin Evropian dhe hyrja në fuqi e tij. Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. jo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Duke qene se afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

PE ka qenë institucioni i BE-së që ka mbështetur më së shumti lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për vonesa të panevojshme në këtë proces.

Të fundit