Flash News
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
Humbi jetën në aksident, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti, i kushtoi mbi dy dekada profesionit
Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon ashpër

Parlamenti i Malit të Zi miratoi në mesnatën e së premtes, me votat e 41 deputetëve të shumicës parlamentare, një rezolutë për gjenocidin në Jasenovac të iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Kjo rezolutë, sipas analistëve në Malin e Zi, mund të ndikojë në marrëdhëniet me Kroacinë fqinje, e cila më parë paralajmëroi me një notë proteste Podgoricën për pasojat e mundshme të kësaj rezolute. Në parlamentin që numëron 81 vende, morën pjesë 42 deputetë, nga të cilët vetëm njëri ishte kundër rezolutës së miratuar.
Debati për rezolutën për gjenocidin në Jasenovac u përfshi në rendin e ditës të seancës me propozim të kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç, i cili është përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.
Ai tha se rezoluta e propozuar që mbështetet nga shumica parlamentare nënkupton se “rezoluta do të marrë një formë më të gjerë dhe do të quhet rezoluta për gjenocidin në Jasenovac, sistemi i kampeve Dachau dhe Mauthausen”.
“Njerëz nga Mali i Zi, bashkatdhetarë tanë, qytetarë të ish-Mbretërisë së Jugosllavisë, në të cilën ndodhej Mali i Zi, kanë humbur jetën edhe në sistemin e kampeve Jasenovac, Dachau, Mauthausen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë, ne duam të dërgojmë një mesazh respekti për paraardhësit tanë që vdiqën atje”, tha Mandiç.
Propozimi i rezolutës për Jasenovac-in, ndodhi pasi qeveria e Milojko Spajiç mbështeti muajin e kaluar rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, të cilën partitë pro-serbe dhe pro-ruse e kundërshtuan.
Për shkak të miratimit të rezolutës për Jasenovcin, e cila gjendet në territorin e Kroacisë, menjëherë reagoi Ministria e Jashtme kroate duke vlerësuar veprimin e vendit fqinj si instrumentalizim i viktimave për qëllime politike.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë shprehu keqardhjen e saj që “Mali i Zi vendosi të injorojë thirrjet për të mos politizuar viktimat e Jasenovacit dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi".
Në deklaratë thuhet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga elementët kyç të procesit të zgjerimit dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi.
“Republika e Kroacisë priste që, pas marrjes së IBAR-it, Mali i Zi do të përmbahej nga çdo aktivitet që mund të çonte në prishjen ose përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se do t'i përqendronte përpjekjet e saj në përmbushjen e kushteve dhe standardeve në procesin e anëtarësimit, disa prej të cilave janë veçanërisht të rëndësishme për Republikën e Kroacisë”.
Ministria kroate thotë se Mali i Zi duhet të tregojë progres në fushën e përpunimit të krimeve të luftës, zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe çështjen e kompensimit për viktimat, dhe në përputhje me qëndrimin e përbashkët të BE-së për kapitullin 23.
“Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të ketë prioritet zgjidhjen e çështjes së përcaktimit të përgjegjësisë për krimet e kryera nga qytetarët malazezë gjatë agresionit kundër Republikës së Kroacisë në vitet 1990”, thekson ministria kroate.
Rezoluta për Jasenovcin u kritikua ashpër edhe nga opozita malazeze, duke vlerësuar se ajo dëmton interesat kombëtare të Malit të Zi ku ndër të tjera, mund të ndalojë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.
"Mali i Zi do të vazhdojë të nxitojë i përqafuar në nacionalizëm dhe shovinizëm dhe duke i bërë favore Beogradit nga ata që janë ose të shantazhuar ose të paguar," thanë përfaqësuesitë opozitarë.
Ata vlerësojnë se rezoluta është një mashtrim, për faktin se askush nuk e konteston gjenocidin në Jasenovac.
"Për hir të qëndrimit në detyrë apo për hir të hyrjes në qeveri, jeni gati të shkelni mbi viktimat. Kjo nuk sjell pajtim, por përçarje të reja", thuhet në reagimin e opozitës malazeze.
Jasenovac përkujtohet si një kamp përqendrimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kroacisë. Në Jasenovac u vranë dhe u dhunuan me dhjetëra mijëra vetë, shumica e cilëve ishin serbë, romë dhe hebrenj./ VOA
Të fundit
Një përgjigje për (mos)përgjigjen e ministres
19 July 2026, 18:33
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
19 July 2026, 18:07
"Nuk është turizmi", Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga paratë e pista
19 July 2026, 17:23
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari Luigi Esposito
19 July 2026, 17:02
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori
19 July 2026, 16:41
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
19 July 2026, 16:19
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
19 July 2026, 15:34
Kylian Mbappe rrëzon Messin, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
19 July 2026, 15:12
Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
19 July 2026, 14:24
Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
19 July 2026, 14:00
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
19 July 2026, 13:40
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona dërgohen në spital
19 July 2026, 12:50
10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen
19 July 2026, 12:28
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
19 July 2026, 11:38
Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
19 July 2026, 09:15
Ndërtimi i një brezi digjital, a po i dembelos apo po i nxit të rinjtë shqiptarë
19 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
19 July 2026, 08:37
Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
19 July 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 July 2026, 08:05
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
18 July 2026, 22:35
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14