Flash News

Kosova

Pas dorëheqjes së Mustafës, mësohet kandidati i parë që garon për postin e kryetarit të LDK-së

Pas dorëheqjes së Mustafës, mësohet kandidati i parë
Foto ilustruese

Mësohet kandidati i parë, i cili do të garojë për postin e kryetarit të LDK-së. Bëhet fjalë për Anton Quni, anëtar i kryesisë së kësaj force politike dhe këtë gjë e ka konfirmuar vet ai gjatë një intervistë në T7.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së.

Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre” tha Quni.

Kujtojmë që këtë post e mbante më herët, Isa Mustafa, i cili dha dorëheqjen pas humbjes turpëruese në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, ku LDK arriti të merrte rreth 13 % të votave, më e ulta që prej krijimit të saj si parti. 

Pas dorëheqjes së Mustafës, mësohet kandidati i parë

Të fundit