Flash News

Kosova

Pas Haradinajt, edhe Albin Kurti kërkon referendum për bashkim me Shqipërinë

Pas Haradinajt, edhe Albin Kurti kërkon referendum për bashkim me

Pas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth mundësisë së referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Deklarata e Kurtit erdhi gjatë një diskutimi me redaktorët e revistës politike të Oksfordit.

Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë.

 Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për t’u bashkuar. Kosova duhet tëketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pak ditë pasi kryetari i AAK-së dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj,  ka përmendur referendumin si opsion nëse deri në vitin 2025  Kosova mbetet në status-quo.

Të fundit