Flash News

Kosova

Pas variantit të ri të koronavirusit në Kosovë, IKPSHK-ja i bën thirrje qytetarëve. Si është situata gjatë 24 orëve të fundit 

Pas variantit të ri
foto ilustruese

Në Kosovë janë regjistruar 287 raste me Covi-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar të Instittutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) 6 persona kanë ndërruar jetën. 

Rastet e vdekjes janë nga komunatDeçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet  njoftim. 

Për shkak të paraqitjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, IKSHPK-ja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës, higjiena personale dhe mbajtja e distancës. 

Të fundit