Flash News

Kosova

Pengoi konferencën e Gjykatës Speciale, lirohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Pengoi konferencën e Gjykatës Speciale, lirohet bashkëshorti i

Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini dhe njëherësh kreu i PSD-së në Kosovë, është lënë i lirë.

Molliqaj së bashku me dida aktivistë të tjerë u arrestuan sot gjatë një proteste për të penguar konferencën e Gjykatës Speciale. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënëi i policisë për rajonion e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit  dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë  karakterizuar ngjarjen”, ka deklaruar Borovci.

Më herët, lidhur me arrestimin e bashkëshortit të saj, reagoi edhe ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila e konsideroi një përpjekje të kryeministri të Kosovës Albin Kurti për të shuar çdo zë të opozitës.

"Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale - tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së - u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë", shkroi ish-ministrja në Facebook.

Të fundit