Flash News

Kosova

Përfshihen në aksident tri makina në Kosovë, një i vdekur e 4 të plagosur

Përfshihen në aksident tri makina në Kosovë, një i

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Siç raporton Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka mundur të përballojnë plagët dhe ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

 

Të fundit