Flash News

Kosova

Pfizer konfirmon marrëveshjen për vaksinat anti-Covid me Kosovën  

Pfizer konfirmon marrëveshjen për vaksinat anti-Covid me Kosovën

Kompania farmaceutike Pfizer ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Marrëveshja u konfirmua nga Radion Evropa e Lirë, megjithatë nuk janë bërë të ditur shumë detaje.

Aty është thënë se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.

“Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale”, është thënë në përgjigje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë përmes një postimi në Tëitter të premten se këto doza vaksinash do të dërgohen në Kosovë deri në fund të vitit.

 Me 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

 

Të fundit