Flash News

Kosova

Plagosja e dy të rinjve, serbët bllokojnë rrugën Prevallë – Shtërpcë

Plagosja e dy të rinjve, serbët bllokojnë rrugën

Pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë, serbët lokalë kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë.

Policia e Kosovës, më herët ka njoftuar se menjëherë pas plagosjes me armë të një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të komunitetit serb, rruga që të çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Siç raporton RTV “Besa”, prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie.

 

 

Të fundit