Flash News

Kosova

'Plas' arma në Kosovë, reagon policia

'Plas' arma në Kosovë, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Prishtinë në rrugën “Xhevë Lladrovci”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka pohuar se nuk ka persona të lënduar.

 “Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

 Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Të fundit