Flash News

Kosova

Policia e Kosovës operacion për grabitjen në Suharekë: Një i vrarë, 2 të plagosur

Policia e Kosovës operacion për grabitjen në Suharekë:

Policia e Kosovës njoftoi se e ka “neutralizuar” një të dyshuar dhe se një pjesëtar i saj është plagosur të enjten, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.

Policia tha se një nga të dyshuarit shtiu me armë zjarri në drejtim të oficerëve policorë gjatë operacionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, duke e plagosur një nga oficerët.

“Zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje, janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, tha Policia.

Polici i plagosur është duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në kryeqytet dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Të fundit