Flash News

Kosova

Policia kufitare e Kosovës sulmohet me granata dore dhe kallashnikov

Policia kufitare e Kosovës sulmohet me granata dore dhe kallashnikov

Policia e Kosovës në kufi është sulmuar me granata dore dhe kallashnikov A 47. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për mediet.

Sveçla e ka cilësuar si një sulm terrorist, i bërë me qëllim frikësimin e zyrtarëve policorë. Ministri tha se disa grupe të ndryshme kanë realizuar katër sulme në tre ditët e fundit.

Ministri Sveçla bëri të ditur se sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalik. Sulmi i dytë ka qenë gjuajta me gurë drejt Policisë së Kosovë. Ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku efektivët janë gjuajtur me armë zjarri.

“Dhe sot drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare. Tashmë po shihet se angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës dhe posaçërisht i Policisë që të vendosë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës është bërë pengesë për Serbinë dhe grupe të caktuara që mbështeten drejtpërdrejtë nga Serbia”, tha ai.

Të fundit