Flash News

Kosova

Presidenca çeke merr në konsideratë kërkesën e Francës për vizat e Kosovës

Presidenca çeke merr në konsideratë kërkesën e

Presidenca çeke ka dërguar një dokument ndërinstitucional ku është përfshirë edhe kërkesa e Francës lidhur me vizat për Kosovën.

Sipas REL, ka një qasje në dokumentin e paraqitur nga presidenca çeke që është bazë për diskutimet që do të zhvillohen më 9 apo 10 nëntornë takimin e grupit punues të Këshillit të BE për vizat.

Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimti të vizave me nisjen efektive të sistemit ETIAS, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi, të përmbyllë marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla deri dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të Sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS)”, është formulimi i ri në draftin e fundit të tekstit të propozimit për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sistemi digjital ETIAS synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që vijnë nga jashtë BE-së në zonën Schengen. Ishte Franca që kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën për të future në fuqi sistemin ETIAS.

Të fundit