Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidentja e KE-së i jep garanci edhe Kurtit për vaksinat kundër COVID-19
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar sot biseda telefonike me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor për t'iu dhënë garancinë për vaksinat kundër COVID-19, se së shpejti Bashkimi Europian do të japë 651 mijë doza të kompanisë "Pfizer".
Pas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo ka telefonuar dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter.
"Qëndrojmë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Kam diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti
shpërndarjen në Kosovë të vaksinave të financuara nga Komisioni Europian për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë. Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë!" shkruan Ursula von der Leyen.
Kosova është i vetmi shtet në Europë që nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit kundër virusit COVID-19.
Qëndrojmë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021
Kam diskutuar me Kryeministrin @albinkurti shpërndarjen në Kosovë????????të vaksinave të financuara nga @EU_Commission për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.
Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë!