Flash News

Kosova

"Presim të bashkohemi në Kosovën që aq shumë e do", Hashim Thaçi vizitohet nga djali dhe bashkëshortja në Hagë

"Presim të bashkohemi në Kosovën që aq shumë e

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është vizituar në Hagë nga bashkëshortja dhe djali i tij. Ka qenë ky i fundit që ka bërë me dije se ka takuar babanë e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Endrit Thaçi shkruan se po pret me padurim që familja e tij të ribashkohet në Kosovë, duke nënvizuar dashurinë që babai i tij ka ndaj vendit.

Këtë postim djali i ish-presidentit e ka shoqëruar me një foto, ku shihet me nënën e tij. Kujtojmë që Hashim Thaçi dhe të tjerë zyrtarë të lartë të Kosovës po përballen me akuzën për krime lufte në Hagë.

"Presim të bashkohemi në Kosovën që aq shumë e

Të fundit