Flash News

Kosova

Prishet koalicioni qeveritar, Kurtit i ikën një aleat

Prishet koalicioni qeveritar, Kurtit i ikën një aleat

Partia e Ashkalinjve për Integrim ka bërë me dije se ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e ka njoftuar nënkryetari i kësaj partie, Gani Elshani përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Njoftim për elektoratin  e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.

Kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar nga kjo parti zëvendësministrin e  Financave, Qazim Rrahmanin. Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet, Bekim Arifin. 

Të fundit