Flash News

Kosova

Profesori amerikan: Gjykata Speciale ka dështuar të japë drejtësi për Kosovën

Profesori amerikan: Gjykata Speciale ka dështuar të japë

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ka ngritur shqetësime serioze për funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai i referohet tani raportit paraprak të publikuar nga Avokati i Popullit i Kosovës për Dhomat e Specializuara, i përgatitur nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC).

Sipas Serwer, raporti ngre pikëpyetje serioze në disa fusha kyçe, përfshirë: lirimin e përkohshëm; të drejtën për një gjykatë kompetente, të pavarur dhe të paanshëm të themeluar me ligj; pranueshmërinë e provave, veçanërisht atyre të siguruara nga qeveria serbe; parimin e barazisë së armëve mes prokurorisë dhe mbrojtjes dhe parimin e ligjshmërisë.

Serwer thekson se raporti nuk e thotë drejtpërdrejt se një gjykatë që i ka kushtuar bashkësisë ndërkombëtare qindra miliona euro ka dështuar të japë drejtësi që përmbush standardet që kërkojnë qytetarët e Kosovës.

“Ajo që nuk thuhet është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Zgjidhja për këtë është e paqartë për mua. Por dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveçse në Serbi”, ka shkruar Serwer.

Raporti, sipas tij, i referohet standardeve të Kushtetutës së Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , duke paralajmëruar edhe për ndikimin e mundshëm në “arkitekturën ende të brishtë të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

 

Të fundit