Flash News

Kosova

Prokuroria Speciale ftesë të dytë Albin Kurtit për dëshmi

Prokuroria Speciale ftesë të dytë Albin Kurtit për

Prokuroria Speciale ka dërguar një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Kështu ka konfirmuar për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, tha ai.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë në lidhje me ftesën e bërë nga Prokuroria Speciale, ku ai është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Të fundit