Flash News

Kosova

Protesta e serbëve në Graqanicë, bllokohet aksi Prishtinë-Gjilan

Protesta e serbëve në Graqanicë, bllokohet aksi

Është bllokuar përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, për shkak të protestës që është paralajmëruar nga serbët sot në Graqanicë.

Policia e Kosovës ka bërë më dije se qarkullimi në këtë aks do të jetë i bllokur nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës.

Njoftimi për bllokim e rrugës:

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Të fundit