Flash News

Kosova

Protestat/ Bllokohen rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

Protestat/ Bllokohen rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me

Bllokohen rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë, në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pikat kufitare janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.

Më herët Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se të hënën mbrëma në territorin e Serbisë, në afërsi të vendkalimeve në Jarinjë dhe në Merdarë, nuk ishte i mundur as kalimi i autobusëve dhe kamionëve që hyjnë nga Kosova për shkak të protestave që po mbahen, në afërsi të tyre.

Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhej në njoftim.

Më herët u raportua se rreth 30 kamionë nga Kurshumlija kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Podujevë në fshatin Rudare.

Të fundit