Flash News

Rajoni

Protestat masive në Beograd, kryeministri serb Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen

Protestat masive në Beograd, kryeministri serb Millosh
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqjen pas presionit të fuqishëm nga protestat masive të studentëve, që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në një fjalim të jashtëzakonshëm nga ndërtesa e Qeverisë, Vuçeviç deklaroi se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur gjatë mandatit të tij, por pranoi se ngjarja tragjike në Novi Sad dhe pasojat e saj kishin tronditur vendin.

“Kur mora mandatin nga Presidenti i Serbisë, e dija që do të përballesha me sfida të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. Ajo që ndodhi më 1 nëntor na ka tronditur të gjithëve. Humbja e 15 jetëve dhe plagosja e dy të tjerëve është një plagë që Serbia nuk mund ta harrojë,” – tha Vuçeviç.

Ai shtoi se qeveria kishte marrë masa për të treguar përgjegjësi, duke pranuar dorëheqjet e dy ministrave pas tragjedisë dhe duke u përpjekur të plotësojë kërkesat e studentëve protestues.

Tragjedia ndodhi pasi çatia e një stacioni treni në Novi Sad u shemb, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Ngjarja ka nxitur protesta të mëdha nga studentët dhe qytetarët, të cilët kërkuan përgjegjësi dhe dorëheqje të figurave kyçe në qeveri.

Dorëheqja e Vuçeviçit pason një periudhë të trazuar për Serbinë, e cila prej kohësh përballet me pakënaqësi të rritura sociale dhe politike.

Të fundit