Flash News

Kosova

Pyetet për anulimin e mbledhjes së përbashkët, Kurti refuzon të përgjigjet

Pyetet për anulimin e mbledhjes së përbashkët, Kurti refuzon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të komentojë anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Kurti, i pyetur nga gazetarja e TCH mbi anulimin e mbledhjes, tha se kishte folur gjerë e gjatë për çështjen duke mos dhënë koment tjetër.

Gazetarja: Për anulimin e mbledhjes së qeverive?

Kurti: Kam folur gjerë e gjatë për këtë punë. Më duhet të shkoj në zyrë.

Gazetarja: A po i ndihmon Shqipëria në këtë rast me anulim mbledhjeje?

Kryeministri Edi Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët në një konferencë urgjente. Rama tha se nuk kishte rënë dakord me Kurtin për formatin mbi të cilin do të mbahej mbledhja.

Të fundit