Flash News
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
Qeveria e Kosovës: Lajmin për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk e dham ne
Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës mohoi çfarëdo sugjerimi “se lajmi rreth përfundimit të mandatit të (të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel) Escobar të ketë dalë nga qeveria e Republikës së Kosovës”.
Të mërkurën Escobar tha se shkrimet e fundjavës për “shkarkimin e tij” janë “dezinformata” të prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar” dhe raportimet dolën pasi, kontaktoi me qeveritë në rajon për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.
“Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, tha zoti Escobar.
Por, qeveria e Kosovës mohoi “çdo sugjerim” që lajmi të ketë rrjedhur prej saj.
Gjatë fundjavës, themeluesi i platformës pak të njohur digjitale ‘Frontliner’, Vedat Xhymshiti, shkroi se diplomati Escobar është larguar nga detyra për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.
“Dua të them drejtpërdrejt se çdo gjë në atë raportim është gënjeshtër dhe vërtetueshëm gënjeshtër”, tha zoti Escobar.
“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, thuhet në një përgjigje të qeverisë së Kosovës për Zërin e Amerikës.
Më herët gjatë javës Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim në një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohësh.
Duke hedhur poshtë raportimet, DASH-i bëri thirrje që “gazetarët të vërtetojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza”, që sipas Departamentit të Shtetit paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike./voa