Flash News

Kosova

Qeveria shqiptare hesht, ajo e Kosovës mbështet nderhyrjen e SHBA në Venezuelë

Qeveria shqiptare hesht, ajo e Kosovës mbështet nderhyrjen e SHBA

Ndërsa qeveria shqiptare ka zgjedhur të heshtë, Qeveria e Kosovës ka dalë në mbështetje të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një reagimi në Facebook shkruan se Republika e Kosovës përkrah operacionin anti-narkotik të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, duke nënvizuar rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogës dhe rrezikimin e vlerave demokratike perëndimore.

Ai rikonfirmon gjithashtu pozicionimin e Kosovës si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga aktorë rajonalë përmes veprimeve hibride dhe kriminale.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake,” shkruan Kurti. 

Të fundit