Flash News

Kosova

Ramush Haradinaj është prekur nga helmimi në Deçan, flet për gjendjen shëndetësore: Familja e motrës ka pasur simptoma të rënda

Ramush Haradinaj është prekur nga helmimi në Deçan, flet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka qenë dhe ai në mesin e të helmuarve në Deçan.

Prej ditës së dielë, më shumë se 2 mijë qytetarë kanë përfunduar në spital për shkak të helmimit, që dyshohet se ka ardhur nga uji.

Haradinaj tha se vetë nuk ka pasur shumë shqetësime, teksa bëri me dije se familja e motrës së tij, është prekur më rëndë nga kjo situatë.

Kështu u shpreh ai për mediat kosovare, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. Në Komunën e Deçanit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha Haradinaj.

Të fundit