Flash News

Kosova

Reciprociteti për targat me Serbinë, Vuçiç bisedon me Lajçak: Do informoj publikun për gjithçka që po ndodh

Reciprociteti për targat me Serbinë, Vuçiç bisedon me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth një orë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Vuçiç ka deklaruar se mes tyre kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë – Serbi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat,

Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiç në rrjetet sociale pas takimit.

Autoritetet në Kosovë sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie.

Makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.  

 

Të fundit